Ndryshimet që zbulojnë kancerin e mushkërive
Këto janë simptomat për të cilat duhet të flisni me mjekun tuaj
Në mesin e pacientëve ka edhe të rrezikuar nga rrezatimi, si dhe nga thithja e pluhurit të azbestit.
Nëse tumori kërcënon kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes, ndër simptomat e para janë kolla, fishkëllima në mushkëri dhe gulçimi.
Pacienti mund të kollitet me mukus ose gjak, transmeton Telegrafi.
Disa simptoma mund të ngjajnë me të ftohtin e zakonshëm, ndaj nëse nuk është i pranishëm i ftohti, mjeku duhet të vazhdojë hulumtimin, duke dyshuar edhe për kancer të mushkërive.
Nëse tumori ndodhet në pjesët e sipërme të mushkërive, mund të ushtrojë presion mbi nervat dhe enët e gjakut, gjë që shkakton dhimbje dhe dobësi në duar.
Ndryshime ndodhin edhe te thonjtë sepse janë të lakuar, pasi edhe majat e gishtave lakohen nga mungesa e oksigjenit.
Tumori gjithashtu mund të shtypë një enë gjaku që çon në kokë, duke rezultuar në ënjtje rreth fytyrës.
Simptoma e përgjithshme e formave të tjera të kancerit është lodhja e theksuar dhe humbje peshe.
Herë pas here, tumoret e mushkërive shkaktojnë lirimin e sasive të mëdha të hormoneve, duke shkaktuar simptoma të tjera në trup.