Ndodhi edhe kjo, shqiptari e shet varrin për 6 persona
23/01/2020, 18:52
Pasi qeveria anuloi një VKM për ndërtimin e një varreze private, ekipi Top Channel u përballë me një ‘surprizë’.
Në varrezat e Paskuqanit një varr familjar i ndërtuar për të varrosur 6 persona mbante mbishkrimin shitet.
Me bojë blu mbi këtë varrë shënoheshin edhe dy numra celulari.
Gazetari i telefonoi njërit nga këto dy numra dhe pyeti për çmimin.
Pronari që kishte ndërtuar këtë varr u përgjigj se çmimi ishte 3.5 milionë lekë madje shtoi se ky varr kishte edhe tapi pasi ishte ndërtuar me leje.
Vitet e fundit ka lulëzuar në të gjithë Shqipërinë biznesi me varret si pasojë e mospasjes së hapësirave të lira në varrezat ekzistuese.