Ndodh edhe kjo, nusja i merr leje burrit që të përqafoj ish-të dashurin ditën e dasmës
Nusja e ftoi ish-të dashurin në dasmë dhe e pyeti burrin e vetë se nëse mund ta përqafonte një herë të fundit.
Kjo nuse e la burrin e vetë pa fjalë kur i kërkoi leje që të përqafonte ish-të dashurin një herë të fundit gjatë ceremonisë martesore.
Në video shihet burri tek ecën drejt podiumit që të përshëndes dhe të përuroj çiftin. Nusja e përshëndet dhe kthehet nga burri duke i thënë “A mund ta përqafoj për herë të fundit?”.
Ai i jep lejen dhe ajo e përqafon fort ish-partnerin. Ata shkëmbejnë disa fjalë në prani të dhëndrit dhe ish- i dashuri i thotë lamtumirë nuses dhe kthehet drejtë dhëndrit për t’i shtrënguar dorën.
Dhëndri e afron dhe e përqafon ngrohtë teksa nusja është duke përqafuar një të ftuar tjetër. Klipi ka lënë shumë shikues të befasuar.
Disa nga shikuesit sugjeruan se ajo ka akoma ndjenja për ish-partnerin. Ata mendonin se kjo ishte e padrejtë ndaj burrit dhe u ndjenë keq për të.