Ndodh edhe kjo – Një person tenton ta rrëmbej një mashkull në Prishtinë
Tenton ta rrëmbej një mashkull në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Një tentim rrëmbimi ka ndodhur në Prishtinë dhe për këtë është arrestuar personi që ka tentuar të kryej këtë vepër.
Në fakt, ky tentim rrëmbimi ndodhi në mbrëmjen e së dielës rreth orës 18:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta rrëmbej viktimën mashkull kosovar”, thuhet nga Policia.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus