Ndodh edhe kjo: Kryetari i Gjykatës ankohet në Polici për Facebook
Një kryetari i Gjykatës Themelore është ankuar tek Policia e Kosovës se të dyshuar të panjohur kanë hapur me emër të tij profil të rrejshëm në rrjetin social Facebook.
Këtë ankesë e ka bërë dje kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi.
Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si hyrje në sistemin kompjuterik dhe ka hapur hetimet, por deri tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar./FaktePlus