Ndodh edhe kjo: Konsumatorja e KFC-së gjen pupla të pulës brenda ushqimit

Një konsumatore e shokuar ndau një fotografi ku shihej ushqimi i fëmijës së saj që kishte brenda pupla të pulës.
Në fotografi kishte bashkangjitur shkrimin “Nuk do të marrë më ushqim në KFC”.
Gruaja e cila nuk dëshiroi të tregojë identitetin e saj tha: “KFC më ka kërkuar falje dhe më kanë thënë që në asnjë mënyrë nuk është dashur të më dërgohej një ushqim i ati lloji”.
“KFC nuk duhet të lejojë që të bëhen këto gabime dhe të dërgohet ky ushqim tek konsumatorët, sepse kjo tregon mungesë higjiene”, shtoi ajo, shkruan The Sun.
KFC më pas i ktheu gjysmën e parave të saj.