Ndihmohen me ushqime e pako higjienike, 300 familje skamnore
Drejtues e përfaqësues të mega-marketeve e marketeve që operojnë në Ferizaj u pritën sot nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu ku i shprehën gatishmërinë e vullnetin që bashkërisht të ndihmojnë me pako ushqimore e higjienike qindra familje në nevojë.
Ata njoftuan gjithashtu se kanë marrë masat mbrojtëse në marketet e tyre siç është pajisja e punonjësve me maska, dorëza dhe respektimin e distancës mes njëri-tjetrit duke shenjëzuar edhe sjelljen e qytetarëve që frekuentojnë këto markete për të kryer furnizimet.
Ditëve në vijim, do të shpërndahen ndihma për qindra familje në nevojë bazuar në listën e familjeve në nevojë, që do të bëhen nga kompetentët e mirëqenies sociale si dhe deklarimit të numrit të familjeve që do të mbështesin këto biznese.