Xhaka dedikim romantik për gruan
Futbollisti Granit Xhaka çdoherë e ka shfaqur dashurinë që ka për bashkëshorten e tij, këtë e bënë edhe me publikimin e fotografive të ndryshme në rrjetet sociale.
Sot ai dhe Leonita Lekaj bëjnë katër prej se janë lidhur, e për këtë futbollisti ka një dedikim të veçantë.
“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4. Të dua zemra jem”, shkruan Xhaka.
Edhe Leonita ka bërë një dedikim të ëmbël për partnerin e saj, ku me anë të të njëjtave fotografi shkruan, “Katër vite ti dhe unë, të dua përgjithmonë”.
Kujtojmë se prej më shumë se një viti çifti ka kurorëzuar dashurinë me martesë.