Ndez cigaren brenda Kuvendit, Daut Haradinaj kërkon falje
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar falje pas ndezjes së cigares brenda Kuvendit të Kosovës.
Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai u shpreh se kjo ishte pakujdesi e tij.
“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar ai, duke e postuar edhe një fotografi nga vendi në fjalë.
Ai në një postim në facebook tha se është një shprehi e keqe.
“Shprehi e keqe e duhanpirësit. Është ambient i bufesë. Janë mbi 30 deputetë aktualisht në të njëjtën pjesë. Është gabim por nuk e pata idenë se e kapë kamera. Kërkoj falje, ishte gabim, nuk arsyetohet”.