Ndeshja e mbrëmshme Kosovë-Mali i Zi përmes fotografive
Kosova mposhti 2-0 Malin e Zi në stadiumin ”Fadil Vokrri” për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në evropianin EURO 2020.
Rrahmani shënoi pas vetëm 10 minutave lojë duke përfituar më së miri nga krosimi i Celinës. Ndërsa, 24 minuta më vonë sulmuesi Vedat Muriqi pas tentimit të dytë, arriti ta çonte topin në rrjetën e portierit Mijatovic.
Në përgjithësi Kosova zhvilloi një ndeshje fenomenale duke i pasur 21 gjuajtje drejt portës dhe duke zhvilluar presion të hatashëm në portën malazeze, por duke mos arritur të shënojë më shumë se dy herë, shkruan FaktePlus.
“Dardanët” e trajnerit Bernard Challandes aktualisht kanë 11 pikë, katër më pak se lideri Anglia dhe një më pak se Çekia e dyta. Me këto të dyja Kosova ka punë në dy ndeshjet e fundit ku dhe do ta kërkojë kualifikimin historik në evropian.
Ndërkohë Agjencia e lajmeve “FaktePlus” ka përzgjedhur fotografitë më të mira të takimit të mbrëmshëm të cilat mund t’i shihni më poshtë.