Ndeshja e futbollit që përfundoi me rezultat 21 – 0
Fiorentina e na nisur sezonin parasezonal me një fitore të thellë, duke e dërrmuar plotësisht klubin amator Val di Fassa të mërkurën.
Klubi nga Serie A, niveli më i lartë i futbollit italian, e zhvilloi ndeshjen e parë parasezonale, ndaj klubit amator nga Moena, Val di Fassa, duke e mposhtur 21:0, raporton Express.
Ky rezultat mund të duket i pabesueshëm, por mbase nuk është i tillë duke ditur se ai u arrit nga një grup profesionistësh ndaj një grupi djelmoshash që kanë punë me orar të plotë jashtë futbollit./FaktePlus