Ndërtoi pa leje dhe uzurpoi pronën shoqërore, rrënohet objekti
Një objekt afarist që po ndërtohej në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prizren, është rrënuar nga Drejtoria e Inspektoratit atje. Kjo për shkak se objekti po nderohej pa leje ndërtimore, me etazhitet p+0.
Vazhdimi i punimeve ishte bërë edhe përkundër urdhrit të inspektoratit që mos të vazhdohet më tej me ndërtim.
Siç njofton Komuna e Prizrenit, investitori përveçse nuk ka pas leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore.
“Drejtoria e Inspektorateve sot ka intervenuar në një objekt afarist pa leje ndërtimore, me etazhitet P+0, i cili gjendej në rrugën “Ali Pashë Tepelena”. Rrënimi i objektit është realizuar sot si pasojë e vazhdimit të punimeve për ndërtim nga ana e investitorit, pavarësisht urdhrave të Inspektoratit për ndalimin e tyre. Investitori përveçse nuk ka pasur leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore me ndërtim të objektit në ngastrën kadastrale 11053-2”, njofton Komuna e Prizrenit.