Ndërtimi i pompës në Prishtinë, flasin nga “Petrol Company”
Banorët e “Arbërisë” nisën të shqetësohen për ndërtimin e një pike karburanti te hekurudhat në Prishtinë.
Për çka i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti reagoi duke thënë se për një pikë karburanti që donte ta ndertonte kompania “Petrol Company” nuk ishte dhënë leje.
Ndonëse nuk kishte leje, madje kompania as nuk kishin aplikuar për një të tillë, ata nisën të bënin rrafshimin e tokës aty. Veç kësaj kompania nuk ia kishte idenë nëse lejohet edhe cka nuk lejohet te ndërtohet aty.
Kështu ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Jusaj.
“Nuk kemi apliku”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa, lidhur me atë se pse janë nisë punët edhe pse nuk ka një leje ndërtimi, Jusaj tha se ata nuk kanë nisur punët ndertimore por që kanë bërë vetëm rrafshimin e terenit.
“Nuk kemi nis punë ndërtimore, vetem rrafshimin e terenit”, potencoi Jusaj.
Me nismën e këtye punëve kishte reaguar menjherë Komuna e Prishtinës, e për këtë Jusaj për FaktePlus tha se ata respektojnë vendimet dhe procedurat komunës.
“Ne respektojmë vendimet dhe procedurat e Komunës. Dhe aty nuk punohet”, theksoi ai.
Se a do të tërhiqen nga ideja per ndërtimin e një karburanti në atë zonë, ai tha se ende nuk kanë përcaktu asgjë meqë siç thotë ai nuk e dinë a lejohet ndertimi apo cfarë ndertimi lejohet aty.
“Ne nuk jemi të percaktuar për asgjë ende sepse: Nuk e dimë a lejohet ndërtimi. Nuk e dijm çka lejohet mu ndertu”, thuhet në përgjigjien dhënë për FaktePlus.