Ndërron jetë trajneri 25-vjeçar i futbollit, Ardren Dafota
Një lajm i kobshëm e ka goditur sot familjen Dafota nga Gjakova, komunitetin futbollistik gjakovar dhe atë mbarë kosovar.
Trajneri 25-vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi, Ardren Dafota, ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Olle nga persona të afërm me Dafotën.
Ai vuajti nga leukemia akute, e cila ia mori jetën për një kohë të shkurtër.
Ardreni ishte trajnues edhe në disa projekte zinxhirore të Federatës së Futbollit të Kosovës.