Ndërron jetë mësuesja e parë e Kadri Veselit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet familjes Ymeri me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses së tij të parë Kimete Qela-Ymeri.
Veseli tha se Kimete Qela- Ymeri ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.
Shkrimi i plotë:
Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Qela – Ymeri, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!