Ndërron jetë ish-kapiteni i Liverpoolit
Liverpooli ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-kapiteni i skuadrës Johnny Wheeler në moshën 91-vjeçare.
Ish-mbrojtësi i djathtë iu bashkua Liverpoolit nga Boltoni në shtatorin e vitit 1956/
Në moshën 28-vjeçare, Wheeler arriti të bëjë 177 paraqitje për Liverpoolin dhe shënoi 23 gola.
Trajneri i atëhershëm i Liverpoolit Phil Taylor e kishte bërë kapiten Wheeler në edicionin 1958/59.
Wheeler, ka bërë edhe një paraqitje për Anglinë, derisa u largua nga klubi në verën e viti 1963 duke u bërë ndihmës-trajner në Bury.