Ndërpritet kandidatura e Kanye West për president të ShBA-së
Kanye West thuhet se është larguar nga gara për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas afro dy javë prej se u publikuan informacionet se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Steve Kramer, anëtar i ekipit të West, ka thënë të martën mbrëma se pas argëtimeve në Florida, reperi nuk është më në garë për president.
Edhe pse ai nuk i ka treguar arsyet e këtij vendimi, ka pohuar se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet në lidhje me fushatën e 43-vjeçarit.
Për ta siguruar kandidaturën, West është dashur që deri më sot të sigurojë 132.781 nënshkrime.
Reperi i njohur kishte njoftuar lidhur me kandidaturën e tij më 4 korrik, ndërsa atë e ka mbështetur publikisht edhe Elon Musk.