Ndërprerjet e paplanifkuara të energjisë elektrike, KEDS ka një njoftim për ju
Për shkak të ndikimit të sezonës së vjeshtës, vetëm se kanë filluar të ndryshojnë kushtet atmosferike në vendin tonë.
Kur fryejnë erërat e forta të përcjellura me të reshura të shumta, ato mund të çojnë deri te lëkundja apo dëmtimi i aseteve të rrjetit, prej ku edhe mund të shkaktohen ndërprerjet e paplanifkuara të energjisë elektrike.
Për këtë arsye, mund të hasim në ndonjë shtyllë të lakuar në rrugë, të cilës nuk duhet t’i afrohemi asesi.
Në këto raste është më së miri të raportoni në Qendrën e Thirrjes, në numrin pa pagesë: 0800 791 00 apo të na shkruani në platformat tona të komunikimit, që KEDS ka në dispozicion për ju.
Le të bëhemi #bashkëpërsigurinë !