Ndërhyrja “horror” e futbollistit të Leedsit në Kovaqiqin, u ndëshkua me karton të kuq
Leeds United ka luajtur me një lojtar më pak në fushën e lojës në ndeshjenkundër Chelseat.
Daniel James është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 24-t të takimit.
Sulmuesi u përjashtua pas ndërhyrjes së ashpër në mesfushorin kroat, Mateo Kovaqiq.
Ndërhyrja e James ishte shumë e rëndë, andaj Kovaqiq u detyrua të largohej më herët seç duhet nga loja për shkak të lëndimit.
Vendin e tyre e zuri Loftus-Cheek që u inkuadrua në minutën e 30-të, derisa ndeshja i takoi Chelseat me rezultat 0:3.