Ndalimi i faljes së Bajramit në xhami, qytetari nga Drenasi bën një veprim interesant (Foto)
Pas tridhjetë ditë agjërimi, nesër besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit.
Zakonisht ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit në xhami, por edhe faljen e Bajramit. Mirëpo, sivjet për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura.
Por një qytetar nga Drenasi ka menduar ndryshe.
Ai ka ndërtuar një xhami në mënyrë të improvizuar për të cilën thotë se qeveria ua ndaloi të falë kohët e namazit.
“Qeverija e Kosoves dhe ministri Vitia dhe Naim Terrnava na ndaluan qe ti falim kohen e namazit neper xhamija ather menduam se paku te kemi xhamin ne shtepi me nje pun te pa lodhshem per ndertimin e xhamis”, ka shkruar ai në facebook.