Ndalet edhe qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë
Pas vendimeve të fundit që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, edhe menaxhmenti i hekurudhave të Kosovës, Trainkos ka ardhur me një vendim.
Sipas tyre që nga nesër do të ndalet qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë-Prishtinë, vendim ky që do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.
Në këtë njoftim është treguar që treni i cili nesër do të niset nga Peja në drejtim të Prishtinës nuk do të bartë asnjë udhëtarë dhe nuk do të ndalet në asnjë stacion./FaktePlus