Ndalet Chelsea, Liverpooli udhëheq i vetëm në Premierligë
Chelsea ka barazuar pa gola si mysafir i West Hamit.
Skuadra e drejtuar nga Sarri nuk arriti të nxjerr pikë të plota në një ndeshje shumë të vështirë edhe pse e dominoi në përgjithësi.
Me këtë barazim, Chelsea i ka bërë favor Liverpoolit, ku që tani do ta udhëheq e vetme Premierligën.
Reds pas gjashtë ndeshjesh kanë 18 pikë, ndërsa Chelsea dhe Manchester City nga 16 pikë.