Ndalen sirenat e sulmit ajror nëpër qytetet e Ukrainës
Me fillimin e ditës së pestë të pushtimit, janë ndalur edhe sirenat e sulmit ajror nëpër qytete të ndryshme të Ukrainës.
Sipas gazetarit BBC-së, alarmet janë ndalur në qytetet: Cherkasy, Dnipro, Kharkiv dhe Vinnytsya.
Ndërkaq, Chernihiv është granatuar rëndë gjatë natës, por është raportuar për vetëm një të lënduar.
Gajtë natës, ka pasur edhe përleshje mes grupeve të ndara në Kiev.
Në anën tjetër, gazeta lokale e lajmeve, Kyiv Independent, ka renditur më shumë vende ku janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore, si Luhansk dhe Zhytomyr.
Është paralajmëruar që të gjithë banorët të shkojnë nëpër strehimoret më të afërta