Ndahet nga jeta shefi i Prokurimit të QKUK-së Gazmend Rushiti
Ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Gazmend Rushiti.
Lajmi është konfirmuar nga QKUK, por nuk janë bërë të ditur detaje të tjera.
Mjekët e Kosovës që po punojnë për parandalimin e koronavirusit
Mbahet eventi ‘Rrëfimet e nënave të fëmijëve me Sindromën Down’ “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e shefit të Zyrës së prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti”, thuhet në njoftim.
QKUK tutje njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 12:00 në fshatin Rashnicë të Shtimes.
“SHSKUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së tij”, thuhet në njoftim.