Sipas Qeverisë, me anë të kësaj mase synohet mbështetja financiare e studentëve përmes bursave, si dhe aftësimi i të rinjve për punësim në fushën e TIK-ut.

“Në zbatim të Masës 1.5 u ndanë një milion euro për subvencionimin e bursave për vajzat në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe një milion euro për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/