Ndahen Andi dhe Melisa, i çojnë mesazhe njëri tjetrit përmes “InstaStory”
Edhe pse ajo në asnjë nga storjet nuk përmend konkretisht ish-konkurrentin, fjalët ishin të kuptueshme që i dedikoheshin atij dhe dyshimet u konfirmuan pasi u pa se çifti nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe kishin fshirë fotot së bashku.
Një ditë më pas Melisa reagoi sërish duke u shprehur e penduar për fjalët e saj.
‘’Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva’’, ka shkruar Melisa.
Ndërkohë Andi priti deri ditën e sotme për të bërë një reagim përmes rrjeteve sociale.
‘’Do doja ta dije se si ndihem’’, shkruan Andi dhe si duket çifti në këtë situatë krize për ta po komunikojnë në këtë mënyrë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë kriza dhe i shfaqin hapur në rrjete sociale për t’i rregulluar gjërat më vonë.