Nasa tregon nëse e kanë vizituara alienët tokën
Dilema të mëdha janë ngritur përgjatë këtyre viteve rreth ekzistencës së alienëve, madje disa thonë se ata kanë vizituar tokën.
Në lidhje me këtë kanë folur shumë shkencëtar dhe njerëz të ndryshëm, por së fundi ka folur edhe një njeri në lidhje me ekzistencën e alienove.
Shkencëtari i Njësisë së Sistemeve Inteligjente të Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), Silvano P. Colombano, ka thënë se alienët mund ta kenë vizituar tokën.
”Këndvështrimi rreth jetës jashtëtokësore është shumë i ngushtë dhe një formë e huaj me veçori të larta mund të ketë vizituar Tokën. Sidoqoftë, ne nuk e kemi dalluar. Jashtëtokësorët mund të jenë shumë të ndryshëm nga organizmat tradicionale me bazë karboni”, deklaroi Colombano, transmeton gazetametro.net.
Colombano ka theksuar se këto krijesa jashtëzakonisht të vogla dhe inteligjente mund të jenë të afta për udhëtime hapësinore ndëryjore, që tejkalon teknologjinë që posedojnë njerëzit.
Colombano tregon se zhvillimi teknologjik në qytetërimin tonë ka filluar para rreth 10 mijë viteve dhe se vetëm në 500 vitet e fundit është vërejtur rritja e metodave shkencore.