NASA publikon atë që po vlerësohet si “pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë”
NASA ka nxjerrë atë që po vlerësohet pamja më e qartë e Marsit deri më tani, duke treguar shkëmbinj mahnitës blu që mbushin peizazhin marsian.
Sipas mediave të huaja, pamjet, janë kapur nga pajisja Perseverance ndërsa vazhdon të eksplorojë Planetin e Kuq.
Ato thuhet se zbuluan gjithashtu formacionin gjeologjik ‘të parë të këtij lloji’.
Gurë të dhëmbëzuar të bazaltit vullkanik u vunë re rreth shkëmbit të bardhë, i cili u zbulua se kishte një përbërje minerale ndryshe nga çdo gjë që NASA ka parë ndonjëherë më parë në Mars.
Ekipi i NASA-s që drejtonte pajisjen e quajti këtë fushë shkëmbore “Mount Washburn” për nder të një mali në Parkun Kombëtar Yellowstone.
Perseverance – një “laborator” i lëvizshëm me madhësi të makinës, i kontrolluar në distancë – ka eksploruar pellgun me pluhur të këtij vendi të përplasjes së asteroidit, i quajtur krateri Jezero, që nga shkurti i vitit 2021.
Studiuesit e projektit të misionit Mars 2020 të NASA-s që nisi Perseverance vite më parë, shpresojnë që gjetjet e tjera si shkëmbi të zbulojnë detaje mbi atë që është tani nën sipërfaqen e Marsit dhe se si u formua planeti.