NASA hap për turistë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Nasa do të lejojë vizita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga viti 2020.
Agjencia amerikane hapësinore, ka thënë se do të hapë stacionin për turizëm dhe mundësi tjera biznesore.
Zëvendës-drejtori i kësaj agjencie, Robyn Gatens, ka thënë se gjatë vitit do të realizohen dy misione private të astronautëve.
Moduli i parë i këtij Stacioni është lansuar në orbit më 1998, dhe stacioni ka qenë vazhdimisht aktiv nga viti 2011.
“Nasa do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për mundësi komerciale dhe marketing, ashtu siç nuk kemi bërë kurrë më parë”, ka thënë shefi financiar, Jeff DeWit në Nju Jork.
.@Space_Station is open for commercial business! Watch @Astro_Christina talk about the steps we're taking to make our orbiting laboratory accessible to all Americans. pic.twitter.com/xLp2CpMC2x
— NASA (@NASA) June 7, 2019