Napoli në epërsi ndaj Barcelonës, shënohet supergol (VIDEO)
Napoli ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Paolo.
Dries Mertenz shënoi një supergol nga distanca në minutën e 30-të, duke e kaluar Napolin në epërsi 1:0.
Kjo është ndeshja e parë mes tyre. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në Camp Nou.