Napoli në epërsi kundër Interit, me gol fantastik
12/02/2020, 22:22
Napoli ka kaluar në epërsi kundër Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e cila po zhvillohet momentalisht në Milano.
Fabian Ruiz realizoi për 1:0 për Napolin në minutën e 57-të, duke realizuar një gol të bukur nga distanca.