Naim Ismajli takon përfaqësuesit e Kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Naim Ismajli, gjatë ditës sotme ka takuar përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria “OSTAP”.
Ismajli tregon se gjatë kësaj vizite kanë pritur edhe ardhjen e kontigjentit të parë të gypave.
E këtë Ismajli e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes, ku e ka theksuar edhe projektin më kapital atë të kolektorit të ujërave të zeza.
Në zgjedhjet e 6 tetorit Naim Ismajli ka numrin 65
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme së bashku me përfaqësuesit e Kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria “OSTAP” kemi pritur ardhjen e kontigjentit të parë të gypave. Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë për projektin më të madh e më kapital që po ndodh në komunën tonë, atij të kolektorit të ujrave të zeza.
Uroj të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes për këtë projekt të shumëpritur.