Nagavci: PSD-ja e nxori Thaçin nga “dimri i vetmisë së madhe”
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre me 29 shtator.
Duke aluduar në protestën e kësaj date të vitit të kaluar, ajo tha se në mënyrë paqësore i kanë treguar presidentit Hashim Thaçi dhe kujtdo tjetër se territori nuk duhet të preket.
Sipas saj, deri në mospërfshirjen e PSD-së në këtë proces, Thaçi nuk ka pasur asnjë plan për implementimin e projektit të tij për korrigjimin e kufijve.
“Kjo e nxori Thaçin nga dimri i vetmisë së madhe, dhe i mundësoi që të vazhdojë tutje”, ka thënë Nagavci për KTV-në.
Deputetja ka thënë se po tentohet që të thuhet se Kuvendi do të informohet për gjithçka rreth dialogut, por ajo ka thënë se kjo nuk mjafton.
Duke komentuar letrën e Thaçit drejtuar presidentit Trump, Nagavci ka thënë se “ai është i gatshëm të bëjë kompromise edhe kur nuk i kërkohet një gjë e tillë, madje të flasë edhe për atë që nuk e ka në kompetencë, vetëm për ta shpëtuar veten”.