Nagavci flet për përgjimet ku dëgjohej tek fliste për Vjosa Osmanin
Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se bisedën e ka bërë me një gazetar, dhe e njëjta ka qenë krejt e hapur.
Ajo ka shtuar se intervista është bërë në verën e vitit të kaluar.
Postimi i plotë:
Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.
Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë.
Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja.