Mytaher Haskukës i del punë me analistët televiziv
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, siç duket ka filluar të merret edhe me punët jashtë komunës.
Ai përmes Facebook, ka thënë se në televizionet e vendit, pyetjet e analistit dhe gazetarit, janë më të gjata sesa koha që i jepet mysafirit të përgjigjet.
“Vetëm në TV-të tona pyetja e analistit/gazetarit është ma e gjatë se koha që i jepet mysafirit me u përgjigj”, ka shkruar ai.
Ai këtë kritikë e ka bërë për emisionin e RTV Dukagjinit, ku ishte i ftuar kolegu i tij, Haki Abazi.
“Nuk e lanë Hakinë me fol”, ka shtuar në një koment