Mustafa ‘thumbon’ Osmanin: Nuk është e natyrshme që dikush duhet të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së
Kryetari i LDK-së ka reaguar pasi kryeparlamentarja dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, tha se nuk do ta votoj mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë Kurti.
Përmes një deklarate, Mustafa tha se nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në, por kundër vendimeve të LDK-së.
“Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”, thuhet në deklaratë, përcjell FaktePlus.
Tutje ai ka thënë se nuk është LDK-ja por kryeministri Kurti që “me sjelljet dhe veprimet arbitrare shkeli marrëveshjen”.
“LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk”, ka deklaruar tutje ai.