Mustafa thotë se po vjen “Qeveria e Shpresës”
Takimi i sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka ngjallur reagime nga shumica e partive politike.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, u ka kushtuar një postim reagimeve të partive të PAN’it për takimin mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të Vetëvendosjes, Isa Mustafa.
“Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna! Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Kurse, nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se takimi mes dy liderëve të opozitës është tradhti që Kurti po ia bën votuesve të VV’së. Sipas tij, Kurti po i serviloset Mustafës të cilin tash po e quan profesor, ndërsa dikur e quante “shërbëtor të Rrahman Morinës”.
Për këtë takim kanë reaguar edhe zyrtarë të AAK’së.
Kurti e Mustafa u takuan sot për herë të parë që prej dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj në korrik.
Takimin e mbajtën të fshehtë, ndërsa më vonë u deklaruan në profilet e tyre në rrjetin social Facebook.