Mustafa: Sot ishte nder i veçantë që më vizitoi ish- komandanti i UÇK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se sot ishte nder i veçantë që i ka shkuar për vizitë në shtëpi ish- komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi.
“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish- komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim”, ka thënë Mustafa.
Në këtë rast, Mustafa i ka shprehur gëzimin gjeneral Selimit për lirimin e tij, por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Si komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”, është shprehur Mustafa.