Mustafa: Skender Hyseni njeriu më i përgatitur për politikën e jashtme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se për ambasadorin e Kosovës në SHBA, ende nuk është vendosur.
I pyetur nëse do të jetë Skender Hyseni apo Veton Surroi, Mustafa tha se kjo gjë nuk është bisedu ende.
“Nuk është bisedu kjo gjë, por jam i bindur që Skendër Hyseni është një nga njerëzit më të përgatitur për politikën e jashtme”, tha Mustafa.
Më tutje, ai tha se ende nuk është vendosur se nga cila parti do të jetë ambasadori i Kosovës në SHBA.