Mustafa: S’kemi hatërmbetje me Vjosa Osmanin, s’po merrem me të fare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka hatërmebetje mes tij dhe kryeparlametares, Vjosa Osmani.
Mustafa tha se nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Osmani ku kjo e fundit kishte thënë se ka gabuar rëndë që i ka besuar Isa Mustafës.
“Nëse ajo dëshiron ta themelojë një listë ose një parti, është çështje e vlerësimeve të saj, nëse i ka vlerësimet e mira të bazuara mund të ketë sukses në të ardhmen. S’kemi hatërmbetje sepse nuk guxojmë të kultivojmë marrëdhënie të hatërmbetjes. Njeriu kur hyn në politikë, hyn me një bindje dhe atë bindje që e ka zonja Osmani mund ta çoj më tutje, nuk shohim asgjë të keqe në këtë aspekt. S’jemi marrë me ato analiza sepse konsiderojmë se nuk kemi nevojë të merremi me to. Në politikë ndodhin ndarjet e tilla, ne kemi pasë në LDK, nuk është rasti i parë. S’po merrem më të fare. Nuk dëshiroj t’i komentojë deklaratat e saj”, ka thënë Mustafa në televizionin publik të Kosovës.