Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe analistit nga Tirana, Andi Bushati.
‘’Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?’’, ka thënë Mustafa.
‘’Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.’’
‘’Për kënd destinohen të gjitha këto?! Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët! Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës’’
Mustafa drejton gishtin edhe nga këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti. Ai i akuzon ata se po duan të sjellin trazira në vend.
‘’Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz. Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.’’, thotë Mustafa.
‘’Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin! Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani. Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.’, shton Mustafa.
‘’Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç“zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike. Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çereku tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë. Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marrë më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.’’, thotë tutje Mustafa duke përmendur zgjedhjet e 6 tetorit.
Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet,…
Julkaissut Isa Mustafa Maanantaina 30. maaliskuuta 2020