Mustafa: Për ndërtimin e shtetit të së drejtës duhet të eliminohen grupet vendore të natyrës kriminale
Ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se mund ta ndërtojnë një sistem të qëndrueshëm të shtetit të së drejtës, duke mos e justifikuar mos punën dhe dështimet në kohët e vjetra.
Sipas Mustafës Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eliminojnë grupet vendore të natyrës kriminale.
Postimi i plotë i Mustafës në rrjetin social facebook:
Shekulli i të Drejtës, shekulli i Shqiptarëve!
Ne mundemi të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm të shtetit dhe së drejtës, duke mos justifikuar mospunën dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit, organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.
Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eliminojnë grupet vendore të natyrës kriminale.
Ecja e drejtë e kombit tonë në rrugën e bashkimit me kombet e qytetëruara , mund të bëhet. /FaktePlus