Mustafa me telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emër të LDK-së i ka shprehur ngushëllime Turqisë për viktimat nga tërmeti.
Ai në telegram ngushëllimin tha se luten për viktimat dhe familjet e tyre.
Ja telegrami i plotë:
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm.
Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira.
Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre./FaktePlus