Mustafa i thotë Veselit të shkojë në “lavazh” e jo ta luftojë korrupsionin
Gjatë ditës së sotme Isa Mustafa u taku me Albin Kurtin, takim ky që ngjalli reagime nga shumica e partive politike.
Megjithëkëtë, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka zgjedhur të godas liderin kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselii cili po premton se nuk do të ketë korrupsion dhe nepotizëm, nëse atij iu besohet qeveria. E për këtë Mustafa, thotë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën dhe as tjetrën.
Mes tjerash në shkrimin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom, ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmiveduhet të shkojnë “në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”.
Postimi i plotë i Mustafës:
Jo, jo!
Ata që e kanë kultiuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.
Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM