Mustafa i reagon Haradinajt: Në qeverisjen time kurrë s’u bisedua për shkëmbim territoresh
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar ish deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, duke i thënë se kurrë në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht e as jo zyrtarisht shkëmbimi i territoreve.
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim territoresh buron nga qeverisja e Isa Mustafës.
“Të nderuar qytetarë. Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka thënë Haradinaj, shkruan FaktePlus.
Kreu i LDK-së e ka quajtur frustrim para zgjedhjeve deklarimin e Haradinajt, por i ka kërkuar atij që të ketë një minimum të etikës dhe sinqeritetit.
“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time”, ka theksuar Mustafa.
Me tutje ish kryeministri i Kosovës ia ka kujtuar Haradinajt se është kryetari i partisë me të fuqishme në Kosovë.
“Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta”, është shprehur kreu i LDK-së. /FaktePlus