Mustafa e demanton Vjosa Osmanin, nuk e shqyrtojmë ofertën e VV-së
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se partia e tij nuk e shqyrton ofertën e VV-së të dërguar ditë më parë nga kjo e fundit përmes një letre.
Mustafa shtoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet e saj të mëhershme për ndarjen e posteve me VV-në.
“Ne nuk kemi arritë ta vlerësojmë atë që na shkru VV ne do ti trajtojmë vetëm parimet, ne nuk kemi kërkuar shtim të ministrive dhe nuk e trajtojmë, disutojmë atë por qëndrimet tona, LDK-ja mbetë pranë qëndrimeve që ta ketë kryepalamentarin presidentin dhe 5 ministritë”.
Tutje kujtojmë se dje nënëkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se LDK-ja do ta shqyrtojë ofertën e VV-së në mbledhjen e këshllit.