Mustafa: Ambasadorët e QUINT-it i ftoi Kurti, s’di a do të vijnë
Ftesa për takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefes së misionit të BE-së në Kosovë është dërguar nga Vetëvendosje, sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Pak para nisjes së takimit me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Mustafa ka thënë se LDK-ja ka paraqitur ofertën “që është shumë e balancuar”.
“Sa na përket neve, ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje. Vlerësojmë që zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon e cila dy palëve ju ofron partneritet të fortë dhe një balancim të pushtetit”.
“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ftuar Albin Kurti, ne do të shkojmë në takim”.
Në Kuvend pak pas Mustafës ka arritur nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, që shkurt u shpreh se ambasadorët do të vijnë në takim.