Mustafa: 30 vjet na kanë sulmuar e linçuar, fizikisht e verbalisht si individ e si LDK
Ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa tha se 30 vitet e fundit i kanë sulmuar e linçuar fizikisht e verbalisht, si individ e si parti.
Mustafa tha se asnjëherë nuk ua kanë kthyer këto sulme, por i kanë afruar të gjithë kosovarët të punojnë për Kosovën.
Sipas tij, kjo është madhështia e LDK-së.
Duhet përmendur faktin se këto reagime vijnë pasi koalicioni LDK-VV pati përplasje gjatë ditëve të fundit, pas vendimit të marrë nga kryeministri i vendit, Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Postimi i plotë i Mustafës:
Këto 30 vite, na kanë sulmuar e linçuar fizikisht e verbalisht, si individ e si parti. Asnjëherë nuk ua kemi kthyer këto sulme por i kemi afruar të gjithë kosovarët të punojmë për Kosovën e gjatë rrugës kemi ndërtuar, për herë të parë në historinë e Kosovës, miqësi me Amerikën e Evropën.
Kjo është madhështia e LDK-së. Gjithmonë kemi ndërtuar e përkrahur institucionet demokratike, mbi të gjitha lirinë e fjalës, edhe atëherë kur janë përdorë e keqpërdorë për të na sulmuar. Këto veçori na kanë bërë kala të pamposhtur; të tillë do mbesim. LDK, dhe vetëm LDK, deri në ditën e fundit!