Musliu-Shoshi flet lidhur me ngjarjen e fundit: Skandaloze, sa më parë të miratohet ligji anti-covid
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar përmes një shkrimi lidhur me ngjarjen e fundit në vend.
Ajo thotë është skandaloze që vdesin 12 qytetarë brenda 24 orëve nga #Covid19 e institucionet që e menaxhojnë këtë situatë të heshtin.
Tutje, ajo thotë që mjekët nuk i sjellin pacientët në shtretërit e QKUK-së, por menaxhimi jo i duhur i qeverisë.
Postimi i plotë:
Mjekët dhe infermierët janë profesionistë e nuk janë politikanë në rolin e ministrave e zv. ministrave. Ata e bartin vetëm përgjegjësinë për përkujdesjen shëndetësore të pacientëve me covid-19. Për këtë arsye nuk duhet t’i fajësojmë ata. Nuk është detyrë e tyre menaxhimi me situatën por me pacientin. Ata nuk i sjellin pacientët në shtretërit e QKUK-së, por menaxhimi jo i duhur i qeverisë.
Është skandaloze të vdesin 12 qytetarë brenda 24 orëve nga #Covid19 e institucionet që e menaxhojnë këtë situatë të heshtin.
Sa më parë, qeveria duhet ta sjellë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në mënyrë që ta amendamentojmë dhe miratojmë.
Ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.