Musliu kërkon mobilizim të inspektorëve, thotë se këto tri ditë është vërejtur rritje e çmimeve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mobilizojnë inspektorët e tregut në këto tri ditë.
Kjo për shkak se siç ka shkruaj ajo në markete po shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimorë, para festës së Bajramit.
Postimi i tij i plotë:
Kërkoj nga Institucionet e vendit si ato qendrore edhe ato komunale që t’i mobilizojnë inspektoret e tregut gjatë këtyre tri ditëve.
Në shumë markete të vendit shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimor para festës së Bajramit.
Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta përballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!